Greqia dhe Ballkani, I

Titulli : Greqia dhe Ballkani, I
Autori: Olivier Delorme
Botuesi : Fan Noli
ISBN :  978-9928-342-898
Përkthyesi : Krenar Hajdëri

Description

Ky vëllim i parë hapet me një vështrim rreth asaj që kanë qenë Perandoritë bizantine dhe otomane, karakteristikat dhe trashëgimitë e tyre – të cilat shënjojnë, ngandonjëherë ende sot e kësaj dite – edhe kohët e sotme. Në një pjesë të madhe ai i kushtohet procesit të lindjes së identiteteve kombëtare moderne nisur nga sistemet e vjetra të identifikimit fetar dhe projekteve demokratike në vijimësinë e Revolucionit francez, një proces që, përballë paaftësisë së Perandorisë otomane për t’u reformuar, do të çonte në krijimin e shtet-kombeve, sovraniteti i të cilave, i brishtuar prej një prapambetjeje ekonomike dhe shoqërore të trashëguar nga sundimi turk, mbetet çuditërisht i kufizuar nga imperializmi perëndimor dhe ai rus.