Adoleshenti

Titulli : Adoleshenti
Autori: Fjodor Dostojevski
Botuesi : Fan Noli
ISBN :  978-9928-342-99-7
Përkthyesi : Xhemile Zykaj

Description

Fatin e pamatshëm të së vërtetës sonë të fundit të – së vërtetës që ne përjetojmë, – në mënyrë profetike na e ka zbuluar Dostojevski. Ai ka gjetur përmasa të reja të thellësisë së njeriut: asnjë njeri i zakonshëm para tij, nuk dinte kaq të fshehta mbi fshehtësinë e pavdekshme të shpirtit. Por e çuditshme: ai pambarimisht e ka zgjeruar dijen mbi veten tonë, na ka mësuar pambarimisht shumë, – por nga ai kemi mësuar edhe ndjenjën e lartë të pajtimit, mësuam të ndiejmë anën demoniane të jetës. Falë tij ne u bëmë më të vetëdijshëm, por ky vetëdijësim nuk na ka emancipuar, përkundrazi na ka lidhur më shumë. Sepse ashtu si njerëzit e sotëm jo më pak se brezat e mëparshëm, e ndiejnë madhështinë e vetëtimës, pavarësisht se e kanë njohur natyrën e saj si fenomen elektrik dhe e kanë quajtur tension e shkarkim atmosferik, – kështu dhe njohja e mekanizmit shpirtëror të njeriut, nuk mund ta pakësojë adhurimin para njerëzimit.