Fletore Ballkani

Titulli : Fletore Ballkani
Autori: Ayhan Demir
Botuesi : Fan Noli
ISBN :  978-9928-342-69-0
Përkthyesi : Ece Dillidoglu, Tolga Dillidoglu

Description

Qysh kur u ndamë në letër (hartë), u rrëzuam por mund të bashkohemi sërish në letër (libër), dhe duhet të bashkohemi. Për ta thënë më qartë, është urgjente dhe thelbësore që marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe vendeve të Ballkanit të bazohen në kulturë, art, letërsi dhe ide. Më shumë se politikanët, janë shkrimtarët, intelektualët dhe artistët ata që do të sigurojnë afrimin dhe shkrirjen mes nesh. Vetëm ata mund t’i afrojnë zemrat tona. Një gjë është e sigurt: paratë mbarojnë, njerëzit vdesin, shteti shembet. Fjalët fluturojnë, shkrimi mbetet. Ajo që është e përhershme është letra, një libër, një vepër. Letërsia dhe intelektualizmi janë një degë e sigurt për t’u mbajtur dhe një tokë e fortë për t’u kapur, për të dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin. Në këtë pikë kemi shumë mundësira. Mirëpo, gjatë viteve për arsye se kemi bërë letërsinë e punës kemi harruar të bëjmë punën e letërsisë. Ne nuk ishim në dijeni të poezive, tregimeve, përrallave dhe epikave të gjyshërve tanë dhe popujve të tjerë ballkanikë. Ne përdorëm edhe gjuhët e perëndimorëve për të pyetur për gjendjen dhe mirëqenien e njëri-tjetrit. Pa e njohur dhe dëgjuar njëri-tjetrin; Ne nuk mund të shkojmë mirë dhe nuk mund të arrijmë atje ku duam të jemi. Ndërkohë duhet të kujtojmë edhe këtë: nëse flasim një gjuhë të tretë, edhe nëse e dëgjojmë njëri-tjetrin, nuk mund të shkojmë mirë. Ndoshta ne mund të shkojmë nga pikënisja jonë në një pikë tjetër. Por vendi nga vijmë mund të jetë shumë i ndryshëm nga vendi ku duam të jemi.” Ayhan Demir vendos lidhje me gjeografinë tonë të humbur, Ballkanin, shumë përtej politikës ditore dhe konjukturave gjithnjë në ndryshim. “Fletore Ballkani” hap kapakun e një kutie të madhe kujtese, e cila ka qenë e mbyllur prej shumë vitesh dhe sapo ka filluar të na kujtojë atë që kemi humbur.