Description
Ciklit të famshëm dhjetëvëllimesh “Rrota e kuqe”, i kushtoi njëzet vjet jetë (1971-1991). Mbi bazën e një dokumentacioni shumë të pasur analizojen shkaqet e fitores së revolucionit në Rusi, dobësia e pushtetit carist, degradimi i fesë dhe radikalizmi shoqëror.
Rusia ndodhej buzë humnerës: digjeshin çifligje, shpërthenin bomba, rebeloheshin njësi ushtarake, vepronin gjykata ushtarake lokale… por duhej parë tutje, drejt së ardhmes për të ecur përpara… përmes një sistemi reformash të menduara mirë. Duke i ndërprerë turbullirat me forcë fizike, qeveria ndërkohë synonte të vinte në veprim dhe ta ripërtërinte forcën morale, sidomos në drejtim të reformës së tokës. Brezat e ardhshëm do të na kërkojnë llogari. Ne do të përgjigjemi para tyre përse kemi rënë shpirtërisht, përse kemi kaluar në pasivitet dhe në njëfarë dobësie prej pleqsh, duke humbur besimin ndaj popullit rus. Nyja e fatit rus ndodhej në fshat. Shteti nuk duhej kuruar duke filluar nga shoqëria e lartë, ku kishte degjenerim dhe infeksion, ku nëpunësit ishin përfshirë në rutinën e shërbimit, ku çifligarët bënin jetë të shthurur dhe mungonte detyrimi. …Para së gjithash shteti duhej të kishte këmbë të forta, prandaj shërimi duhej filluar nga këmbët… nga fshatarësia. Asnjë zhvillim i shëndoshë nuk mund të kryhej veçse nëpërmjet fshatit.