Description
Libri “Lulet e pambukut” i shkrimtares së shquar kineze Tie Ning, përshkruan jetën në fshatin Benhua në Kinë për një periudhë gati një shekullore, nga fundi i sundimit të dinastisë Qing e deri në vitin 1945. Në roman ka rreth njëqind personazhe, që krijojnë një tablo shumëplanëshe të jetës së fshatit kinez dhe, më gjerësisht, të popullit kinez në sfondin e ndryshimeve dhe katastrofave historike që përjetoi vendi. Përveç personazheve të trilluar, në libër veprojnë edhe figura reale historike. Autorja ka bërë përpjekje që lexuesi të ndjehet i prekur nga fatet dhe aspiratat e personazheve të librit, t’i ndjekë rrethanat e jetës së tyre dhe të vlerësojë zgjedhjet morale të bëra nga ata.