Natë e heshtur

Titulli : Natë e heshtur
Autori: Danielle Steel
Botuesi : Fan Noli
ISBN :  978-9928-342-86-7
Përkthyesi : Klodian Briçi

Description

“Natë e heshtur” është një histori e paharrueshme e dashurisë, dhimbjes dhe forcës që marrim nga ata që duam. Arratisje me tregimtaren e preferuar botërore, Danielle Steel, në momente emocionuese dhe tërheqëse. Tërësisht prekës dhe thellësisht frymëzues, “Natë e heshtur” eksploron në fuqitë misterioze e shëruese të zemrës dhe në atë se ndonjëherë gjërat më të mira ndodhin kur mendojmë se na ka humbur gjithçka… Romani mahnitës i Danielle Steel është një histori thellësisht prekëse e qëndrueshmërisë, shpresës dhe rëndësisë së familjes. Paige Watts është bijë artistësh. Si pasardhëse e një familjeje të famshme të Hollivudit, Paige i kanalizon ëndrrat e saj të aktrimit për ta bërë vajzën e saj, Emën, një yll. Në moshën nëntë vjeç, Ema luan një rol qendror në një shfaqje televizive të suksesshme. Pastaj gjithçka shkatërrohet nga një tragjedi e paparashikuar. Tani Ema po jeton me tezen e saj Whitney, e cila ka zgjedhur një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e Paige. Whitney është motra më e madhe, që ka bërë karrierë, duke dashur lidhje pa preokupime dhe që e urren kultin e famës që rrethon familjen e saj. Por në një moment të caktuar, Whitney i duhet ta ndryshojë jetën e saj rrënjësisht. Por a do t’ia kompensojë mëmësia jetën që lë pas?