Një ditë e Ivan Denisoviçit

Titulli : Një ditë e Ivan Denisoviçit
Autori: Aleksandër Sollzhenjicin
Botuesi : Fan Noli
ISBN :  978-9928-203-07-6
Përkthyesi : Nikolla Sudar

Description

Aleksandër Isajeviç Sollzhenjicini, ky krijues vigan, me të drejtë konsiderohet si shkrimtari më i madh i letërsisë ruse për shekullin XX dhe vazhdues i denjë i letërsisë klasike të shekullit XIX. Ruajtja e shpirtit njerëzor në kushtet e totalitarizmit dhe kundërvënia e brendshme ndaj tij, mbështetur në idealin liberal fetar, e përshkojnë tërë krijimtarinë e këtij kolosi të letërsisë botërore. Veprimtaria e tij dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Vepra e parë që i dha famë Sollzhenjicit u bë romani “Një ditë e Ivan Denisoviçit”, i cili u botua në vitin 1962, në kohën e “shkrirjes së akujve” të Hrushovit. Në vitin 1945 arrestohet për qëndrim të hapur antistalinist. Ai dënohet me tetë vjet punë të detyrueshme. Në vitin 1970 i jepet çmimi “Nobel” në letërsi.