Description
Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan është z. Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Kështjellën e Rambujesë në Francë. Thaçi u ul në tavolinë si figurë, për të cilin dihej pak, por mbas mbylljes së konferencës dy javë më vonë, ai u pranua si zëri i arsyes në një kohë ndasish të mprehta brenda vendit. Fati i Kosovës ishte në dorë të aftësive të admirueshme të Thaçit për të bindur kolegët e tij luftëtarë të bënin kompromis – një detyrë jo e lehtë për ata në terren, të cilët ishin bërë dëshmitarë të krimeve çnjerëzore të kryera nga forcat serbe.