Ta humbësh dhe ta gjesh

Titulli : Ta humbësh dhe ta gjesh
Autori: Danielle Steel
Botuesi : Fan Noli
ISBN :  978-9928-342-94-2
Përkthyesi : Loredana Duka

Description

Çfarë mund të ketë qenë? Kjo pyetje intriguese e shtyn një grua në një aventurë përgjatë vendit për t’u ribashkuar me burrat që i kishte dashur por që i kishte lënë të iknin. Madison Allen është e përqendruar në karrierën e saj si fotografe. Duke parë fotot e vjetra në shtëpinë saj elegante të zjarrfikseve në Nju Jork, ajo përsiat se çfarë mund të kishte qenë në jetë. Në jetën e saj kishte pasur tre burra që kishin qenë shumë të rëndësishëm për të në mënyra të ndryshme, por kishte qenë edhe dashuria e saj e katërt, puna, e cila në fund të fundit fitonte gjithmonë. E konsumuar nga kujtimet e vjetra dhe me një pauzë të detyruar në axhendë, Maddie nis një udhëtim. Ajo shpreson t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me burrat që kishte dhe me të cilët mund të ishte martuar në vitet pasi mbeti vetëm me tre fëmijë të vegjël. Ndërsa Maddie fillon të lidhet sërish me të kaluarën e saj në Boston, Çikago dhe Wyoming, ajo shpreson të bindet se vendimet që mori shumë kohë më parë ishin të duhurat. Dhe ndërsa jeta e saj vjen në fokus më të qartë, një e ardhme e re e papritur merr formë dhe është një mësim i vlefshëm për të gjithë ne që kemi pyetur ndonjëherë veten “po sikur?”